MASHT e mbanë Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë vendit

MASHT e mbanë Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë vendit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në testin e maturës. Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës, provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në testin e maturës, e që si dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitete ndërkombëtare. Testimi i këtyre maturantëve është organizuar në dy qendra: në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku janë testuar 61 nxënës nga disa rajone të Kosovës dhe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku testit i janë nënshtruar 42 maturantë nga kjo komunë. Provimi i Maturës për këta nxënës ka shkuar sipas planifikimit dhe duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga IKShP dhe MSh për mbrojtje nga virusi Covid-19. Rezultatet për nxënësit e testuar sot do të bëhen publike të hënën, 13 korrik 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …