Luka Misetic

Pas dorëzimit të aktakuzës, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë avokat, kroatin e njohur, Luka Misetiq

Pas dorëzimit të aktakuzës, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale,  kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet të hënën në Hagë, ndërsa atë do ta mbrojë avokati kroat, Lluka Misetiq, i cili  ka përvojë në mbrojtjen e pjesëtarëve të luftërave të  ish- Jugosllavisë. Ai është në listën e 40 juristëve të akredituar, të cilët mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara. Misetiq tashmë ka nisur “mbrojtjen” publike të kryetarit, Thaçi. Ai shkruan se Thaçi ka të drejtë duke e lidhur  njoftimin për dorëzim të aktakuzës si interferim lidhur me takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku do të shkonte Thaçi për  rifillim të dialogut me Serbinë. Më herët në Gjykatën e Hagës, Misetiq e ka mbrojtur Ante Gotovinën, komandantin e forcave kroate, i cili kishte udhëhequr në operacionin “Stuhia” kundër forcave serbe. Gotovina ishte dënuar me 24 vjet burg por u lirua një vit më vonë, në vitin 2012 duke u shpallur i pafajshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …