Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë sepse e drejtë dhe e pastër ka qenë lufta çlirimtare

Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë sepse e drejtë dhe e pastër ka qenë lufta çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se beteja e tij dhe e kryetarit Hashim Thaçi në Hagë do të jetë betejë e fituar e Kosovës. Në ditën kur Thaçi pritet të intervistohet në Hagë, Veseli ka shkruar se Kosova do të dalë fitimtare pasi lufta e UÇK-së ishte e arsyeshme dhe e pastër. “Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …