leoni

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Aktakuza ndaj kryetarit Thaçi dhe Veselit e sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktakuza ndaj kryetarit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës. Thaçi dhe Veseli kanë qenë në krye të UÇK-së dhe luftës për liri. Ai, ka theksuar se kjo aktakuzë është goditja më e madhe ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës. “Kur je në krye të shtetit, të përgjegjësisë institucionale, natyrisht se efekti i tejkalon kompetencat e presidentit, është goditje për shtetin e Kosovës. Domethënë është një dëm kolateral, nuk është vetëm në individ siç po pretendohet të quhet”, është shprehur Haradinaj. Është thirrur si kreu i luftës, janë thirrur njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm, ata nuk janë intervistuar për pjesëmarrje aktive fizike, por për përgjegjësi, në këtë rast mendoj se është një goditje direkt ndaj lirisë së Kosovës, jo vetëm individi ose ish kryeparlamentari në këtë rast, mendoj që është goditja më e lartë që ka ndodhur pas luftës nga drejtësia ndërkombëtare, është direkt e nxitur nga armiqtë e Kosovës”. “Pjesëmarrja e Thaçit dhe Veselit por edhe atyre që nuk u janë publikuar emrat në luftën e Kosovës nuk ka qenë asgjë tjetër përveç përpjekje për çlirim. Realizimi i lirisë së Kosovës lidhet direkt me krerët e luftës. Thaçi dhe Veseli kanë bartur përgjegjësi në atë kohë dhe si rezultat e kemi fituar lirinë, e kemi larguar Serbinë prej këtu dhe e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …