Marrja në pyetje e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale vazhdon edhe ditën e tretë

Marrja në pyetje e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale vazhdon edhe ditën e tretë

Marrja në pyetje të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale do të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00. Gjatë së sotme për të dytën ditë me radhë, kryetari Thaçi u intervistua për gjashtë orë. Ai është larguar nga objekti i Speciales pa deklaruar asgjë për media, por gazetarët që janë të pranishëm atje kanë bërë me dije se intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të mërkurën në të njëjtin orar, në orën 13:00. Kryetari Thaçi, një ditë më parë, në Zyrën e Prokurorisë, në Hagë ka qëndruar mbi gjashtë orë, e pas daljes nga ajo ka bërë me dije se ka dëgjuar shkëmbimet e procedurave tç ndryshme në mes të avokatit Prosper dhe prokurorëve, të çështjeve sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare, të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar për intervistim, Thaçi ka thënë se beson që nga kjo sfidë do të dalë me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …