Brickos

Bashkatdhetarët shqiptarë në Hagë në mbrojtje të Thaçit edhe sot: “UÇK nuk ka kryer krime, UÇK e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”

Shqiptarë në Hagë në mbrojtje të Thaçit edhe sot: “UÇK nuk ka kryer krime, UÇK e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, për të tretën ditë radhazi e ka filluar intervistimin e tij në Dhomat e Gjykatës Speciale në Hagë. Thaçi në aktakuzën e ngritur por të pa konfirmuar akuzohet ndër të tjerash edhe për krime të luftës. Mirëpo, bashkatdhetarët shqiptarë, përpara ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, kanë dalë në përkrahje të Thaçit dhe vlerave të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me fotografi në duar ku shihen shqiptarët e masakruar dhe pjesëtarë të policisë serbe, bashkatdhetarët tregojnë krimet që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit. “UÇK nuk ka kryer krime. UÇK e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”, është mbishkrimi i fotografisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …