PDK

Avni Bytyçi i quan spekulime dashakeqe raportimet se është duke u diskutuar për një kryetar të ri të PDK-së

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi i ka quajtur spekulime dashakeqe raportimet për një kryetar të ri në PDK. Ai i ka demantuar të gjitha këto raportime në media, derisa ka thënë se PDK-ja e ka liderin e saj që është Kadri Veseli. “Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik Kadri Veseli. Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar Veseli, janë tërësisht të pavërteta!”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …