Sot Kuvendi i vazhdon punimet e dy seancave të papërfunduara dhe një seance të re ku do të diskutohet për Telekomin

Sot Kuvendi i vazhdon punimet e dy seancave të papërfunduara dhe një seance të re ku do të diskutohet për Telekomin

Sot deputetët do t’i kthehen sallës së Kuvendit, pasi është paraparë vazhdimi i dy seancave dhe një të re. Sipas rendit të ditës, të nisur nga Zyra për informim e Kuvendit, në orën 10:30 do të vazhdojnë seancat e papërfunduara. Fillimisht do të niset me seancën e nisur më 11 qershor dhe të vazhduar më 23 qershor e 9 korrik, ku do të hedhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithsej pesë. Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë. Në seancë të re, ndër të tjera do të diskutohet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 …