Time Kadriaj

Kadrijaj: Hoti mos të bëjë gabimin e koalicionit qeverisës paraardhës LV-LDK për mosrespektim të njëri-tjetrit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se mosmarrëveshjen e parë që e kishte partia e saj me partnerin e koalicionit, LDK-në, e bëri publike dhe paralajmëroi se po pati të tjera nuk do të ngurojnë ta bëjnë prapë. Por, ajo mendon se kryeministri Avdullah Hoti nuk do ta bëjë, sipas saj, gabimin që bëri koalicioni qeverisës paraardhës LV-LDK për mosrespektim të njëri-tjetrit. Kadrijaj thotë se AAK dhe të gjithë partnerët e koalicionit, e madje edhe opozita, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në tryezën e dialogut. “Hoti e ka të qartë që duhet t’i trajtojë të barabartë partnerët e koalicionit. Ne i besojmë atij nëse i përfshinë të gjithë partnerët e koalicion sepse pa një proces të drejtë, transparent dhe llogaridhënës s’mund të vazhdohet më tutje”, ka thënë Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …