leoni

Kongresi i Lipovicës

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, u mbajt Kongresi i Lipovicës, Kongresi i Pestë i LNDSH-së

Më 25 korrik të vitit 1946, në Blinajë, (ish-Lypovicë), komuna e Lypjanit, u mbajt  Kongresi i Lipovicës, Kongresi i Pestë  i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Atë ditë  ishte shpalosur programi atdhetar demokratik i “Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare”. Ky orientim i forcave të vërteta atdhetare sfidonte regjimin komunist, i cili nuk pranonte konkurrencë në ndarjen e pushtetit, edhe pse gjatë luftës ata kishin premtuar se pas fitores do ta lejonin përcaktimin e lirë e demokratik të qytetarëve. Ideologët e kësaj Lëvizjeje të re, e cila nuk ishte komprometuar as në përkrahje të forcave nazi-fashiste, por as në forcat partizane komuniste, pretendonte barazinë, lirinë dhe marrjen e pushtetit me ndihmën e forcave anglo-amerikane dhe vendosjen e rendit demokratik. Më këtë rast përkujtojmë ideatorët dhe luftëtarët më të shquar të kësaj date me rëndësi të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Më 25 korrik të vitit 1946, në Kongresin e Lipovicës kanë marrë pjesë rreth 150 luftëtarë  nga shumë vise shqiptare që strehoheshin në male, në përpjekje për ta luftuar regjimin titist, i cili kishte aplikuar masa shafaronjëse kundër shqiptarëve, duke i etiketuar si ballistë, me qëllim për t i dënuar si bashkëpunëtorë  të fashizmit. Më 25 korrik 1946 në Kongresin e Lypovicës kanë marrë pjesë: Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Arif Shala,  Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Ahmet Selaci, Mulla Ramë Govori, Azem Jashanica, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Ahmet Selaci, Kadri Bebë Ribari, Mustafë Kadri Beba, Salih Rexhë Ribari, Rexhep Salihu, Nezir Buja, Sadri Duhla, Ali Qerim Gashi, Shemsi Gashi nga Mramori dhe shumë luftëtarë të tjera nga të gjitha viset e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …