Limaj

Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa një unitet të brendshëm nacional

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi një unitet të brendshëm nacional. Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare. Ai madje thotë se është duke punuar që ta bind PDK-në për të hyrë në qeveri. “Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. Nisma jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”, ka theksuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …