leoni

Kryeministri Hoti premton mbështetje për “Ferronikelin”, thotë se ka rëndësi strategjike për Kosovën

Kryeministri Hoti premton mbështetje për “Ferronikelin”, thotë se ka rëndësi strategjike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas, ku është pritur edhe nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Nga aty shefi i ekzekutivit ka premtuar se kjo ndërmarrje do të ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë së tij. Ai ka shtuar se ndërmarrja “Ferronikeli” ka rëndësi strategjike për Kosovën. Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh i gatshëm që si komunë, të ndihmojnë këtë ndërmarrje. Të njëjtën përkrahje ka ofruar edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili ka thënë se do të ndihmojnë këtë ndërmarrje në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike. Ndërsa, pronari i ndërmarrjes “Ferronikel”, Samir Mane, duke shpalosur problemet me të cilat po ballafaqohen për shkak të pandemisë, ka kërkuar mbështetje nga Qeveria Hoti. Ndryshe, kryeministri Hoti ka vizituar edhe një kompani në komunën e Ferizajt, ku ka thënë se në momentin që Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit, do të nisin mbështetjen për sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …