Grupi i Grave Deputete ka dënuar ashpër aktin makabër të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj, në Kamenicë

Grupi i Grave Deputete ka dënuar ashpër aktin makabër të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj, në Kamenicë

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka dënuar ashpër aktin makabër të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj, në Kamenicë. “Është tronditje e thellë për çdo njëri normal, kur dëgjon për vrasje në martesë, në mesë të bashkëshortëve. Sikurse që është akt i pa pranueshëm dhuna në familje, e cila jo rrallë herë përfundon në tragjedi si rasti i fundit në Kamenicë, ku në mënyrë mizore burri ia merr jetën gruas së tij. Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të qarta dhe të shpejta në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke vendosur dënime maksimale ndaj çdo dhunuesi, në mënyrë që rastet e dhunës të mos marrin epilog tragjik”. “Dhuna nuk ka qenë dhe kurrë nuk do bëhet mjet i cili zgjidhë probleme në martesë. E aq më pakë vrasja. Si shoqëri duhet t’i qasemi më me seriozitet kësaj dukurie duke e dënuar fuqishëm dhe raportuar çdo akt të dhunës. Prandaj duke e dënuar vrasjen e mbrëmshme në Kamenicë, si kryesuese e Grupit të Grave Deputete dhe si njëri, shpreh ngushëllimet më te thella për familjen e viktimës”, është thënë në reagimin e kryetares së GGD-së, Vlora Limani-Hajnuni, në emër të Grupit të Grave Deputete.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …