Edi Rama

Edi Rama: Me “ujin” e Venecias, nuk është larë Ilir Meta, meqë kanë dalë në pah një sërë shkeljesh edhe si tutor i opozitës

Pasi pozita paraqiti raportin për “shkarkimin”  e Ilir Metën u tha se shkeljet e tij nuk janë të mjaftueshme për shkarkim, në foltoren e Kuvendit kishte marrë fjalën  kryeministri, Edi Rama. Ai saktësoi se përkundër atyre që përmendin vazhdimisht raportin e Venecias që i dha të drejtë Ilir Metës, raporti nxjerr ne pah një sërë shkeljesh të tij. Dhe pikërisht sepse Partia Socialiste mori parasysh rekomandimet e Venecias ,  u rekomandua vetëm marrja e masave për të ardhmen, në mënyrë që të kufizohet hapësira e abuzimit. Mund t’ iu informoj për raportin që nuk e keni lexuar, ku ka nënvizuar Venecia një sërë shkeljesh të Metës, sa për dijeninë tuaj që këndoni po nuk lexoni. E zeza mbi të bardhë janë të nënvizuara shkeljet e presidentit. Komisioni ka bërë një punë voluminoze dhe i ka adresuar të gjitha gjetjet. Por edhe në këtë rast, është një tjetër mundësi për të parë dallimin mes nesh dhe gjithçkaje që thuhet në mënyrë keqdashëse për ne. Ne e kemi lexuar raportin e Venecias, dhe nuk e kemi konsideruar asnjëherë si aneks por si pikë referimi, dhe përderisa komisioni thotë se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshëm të rënda për shkarkim, atëherë ne kemi parë konstatimet e Komisionit që nuk na rekomandon të shkarkojmë Metën por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga Presidentët. Janë një sërë shkeljesh , kështu që ju dhe të tjerët që dolën këtu për të larë Metën më ujin e Venecias, iu them që Venecia nuk e ka larë Metën, por ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh që lidhet me një vullnet politik për tu sjelle ne zyrën e Presidentit si tutor i opozitës”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …