Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni nesër do të udhëtojë për në SHBA

Me 21 korrik anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi. Me të marr në duar procesin e dialogut, Hyseni ka zhvilluar një seri të takimeve  në Bruksel për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi. Siç merret vesh të shtunën ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hyseni do të pritet nga përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan. Nuk dihet nëse Hyseni do të takohet edhe me Richard Grenell, përfaqësuesi i kryetarit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …