Lul Raka

Lul Raka: Me rritjen e numrit të të infektuarve, Kosova është në dritën e kuqe të pandemisë, si asnjëherë deri më tani

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kosova është në dritën e kuqe të pandemisë dhe se më keq se tani nuk ka qenë asnjëherë deri më tani. Raka ka thënë se gjatë dy javëve të fundit është vërejtur dyfishim i ngarkesës së kapaciteteve spitalore. “Këto shifra tregojnë se sot është një prej ditëve më të rënda me 16 vdekje dhe me shumë vdekje të tjera gjatë ditëve të kaluara. Ky është shqetësim i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Prej fillimit të korrikut ne kemi rritje masive të numrit të rasteve dhe sigurisht se kjo e rritë edhe përqindjen e pacientëve që kërkojnë hospitalizim. Dy javët e fundit kemi 2-3-fishim të kapaciteteve spitalore. Prej lirimit të masave kanë qenë dy faktorë që e kanë përkeqësuar gjendjen: mosrespektimi i masave parandaluese: distancë, maskë higjienë; mbikëqyrja e pamjaftueshme e shtetit. Si rezultat i këtyre faktorëve, është rritur numri i rasteve me Covid-19”, ka shprehur mendimin Raka. Mikrobiologu Raka ka thënë se prioriteti kryesor është menaxhimi kritik i pacientëve të shtrirë nëpër spitale të Kosovës. “Me këto shifra dhe me këtë trend ne jemi në alarm dhe në dritën e kuqe të pandemisë. Më keq nuk kemi qenë. Duhet vetëdijesim  tha mes tjerash, Lul Raka.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …