Haradinaj: Nëna Azë Brahimaj u bë shtyllë e fuqishme e UÇK-së, që në fillet e organizimit të luftës për liri

Haradinaj: Nëna Azë Brahimaj u bë shtyllë e fuqishme e UÇK-së, që në fillet e organizimit të luftës për liri

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar heroinen e kombit Azë Brahimaj në 22 vjetorin e rënies. Ajo ndryshe njihet edhe si nëna e UÇK-së është gjyshja e heronjve Luan e Shkëlzen Haradinaj por dhe luftëtarëve të lirisë Ramush e Daut Haradinaj. Nëna Azë u vra më 3 gusht 1998 në shtëpinë e saj në Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Gjakovës. ”Historia e gruas shqiptare është një rrugë e gjatë e plot vështirësi. Shekujt që kaluan, lan pas kujtimet e pashlyera për heroizmin e nënave e vajzave shqiptare. Sot kujtojmë heroinën Aze Brahimaj e cila së bashku me nënën e saj Zizen, ranë njëzetedy vite më parë. Gruaja shqiptare, në asnjë periudhë kur vendi ishte në rrezik, nuk qëndroi duarkryq. Nëna Azë u bë shtyllë e fuqishme e UÇK-së, që në fillet e organizimit të luftës për liri. Trimëria, guximi e sakrifica e saj, e bën të veçantë e të paharruar në kujtimin e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …