Ish eprori i lartë i UÇK-së Lahi Brahimaj përkujton nënën e tij në 22 vjetorin rënies heroike

Ish eprori i lartë i UÇK-së Lahi Brahimaj përkujton nënën e tij në 22 vjetorin e rënies heroike

Ish eprori i lartë i UÇK-së, gjenerali Lahi Brahimaj e ka përkujtuar sot nënën e tij Azë Brahimaj në 22 vjetorin rënies heroike të saj. Ai e ka krahasuar atë me një heroinë të vërtetë por njëkohësisht e ka shprehur mallin dhe krenarinë e tij për të. “Në përkujtim të nënave, Nëna Aze, përkujtimet për nënën janë të vështira gjithmonë por për mua aq sa qenka e rëndë qenka edhe krenari. Kur ne vendosem ti dilnim përballë armikut ti na dhe bekimin dhe u bëre krahu ynë në këtë rrugë, u bëre shoqe e bashkëluftëtarë për ne, u bëre nëna e UÇK-së siç të quanin shokët bashkëluftëtar kur ju rrije gati e kujdeseshe po me atë dashuri të nënës si për ne djemtë e tu. Sot 22 vite më parë bashkë me nënën (gjyshen time) Zizen ratë ashtu siç u ka hije nënave e motrave shqiptare. Nëna ime Aze Brahimaj sot nuk je në mesin tonë fizikisht por ti jeton me veprat tuaja prej nëne e heroine, sot nuk të kujtojmë vetëm ne por të kujtojnë të gjithë ata që në ditët më të vështira të thirrën nënë e po na bëjnë më të lehtë mungesën tënde në këtë përvjetor duke ndarë mallin e dhimbjen me ne. I përjetshëm kujtimi për ju, i lehtë u qoftë dheu i Kosovës ju dhe gjitha nënave shqiptare që u sakrifikuan për këtë vend”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …