leoni

Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke

Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm. Hyseni, theksoi se pas takimeve në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se e ka marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim. Ai potencon se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke. Hyseni u takua në Uashington me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer dhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Vëzhguesit thonë se ka një mungesë bashkërendimi mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, lidhur me dialogun Kososvë-Serbi. Por Hyseni thotë se nga takimet në Uashington, kjo përshtypje rezulton e gabuar dhe se i është thënë pa ekuivoke se Uashingtoni e përkrah dialogun plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …