Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Reagim, për të shprehur publikisht mospajtimin tim, që kurrë s’mund t’ u a fal

Udhëheqja e shoqatave (organizatave) të dala nga lufta! OVL-OIL-dhe OFD duhet te mos pushonin duke e kërkuar të Kryeministri të Ministrji për Mirëqenie Sociale e gjithkund në institucionet e shtetit tonë. Kanë edhe Avokatin pranë tyre që mundet ligjërisht të kërkojë zgjidhje përmes Gjykatës Kushtetuese apo përmes avokatit të popullit!

Unë, ish komandanti e shprehi indinjatën time jo vetëm sa me u solidarizuar apo me ju thanë se jam me ju! Por për të kërkuar adresuar fajtorin dhe zgjidhësin e këtij problemi.

Komisioni Qeveritar për Verifikimin e kësaj kategorie e ka kryer punën e vet ju ka njohur statusin e invalidit atyre që ju ka mundësuar ligji. Kjo ishte detyra dhe kompetenca e komisionit. Kjo punë ka përfunduar me 30. 1. 2017. Kjo kategori me këtë status janë hedhur dhe përbuzur skajshmërisht! Sepse këtyre nuk ju ashtë njohur shkalla e invaliditetit nga komisioni mjekësor.

Ky i fundit sa ka qenë objektiv e subjektiv e sa i ngarkuar anti luftë? ju ka caktuar shkallë 5%10%15%, nuk përzihem në profesionin e tyre por një gjë duhej të kuptonin të plagosurit nuk duhej trajtuar sa janë të aftë për jetë ky veç njëri nga kriteret është.

Duhej pasur parasysh sa janë të dëmtuar në jetë ngase shumë kanë humb me futjen e tyre në luftë e pastaj edhe shëndetin. Plagët e tyre janë trofe lufte dhe medalje e dekorata lufte.

Plumbat që i kanë marr e gjaku i derdhur për liri nuk caktohet me 5% mos-aftësi në jetë, kjo qasje është kundër vlerë kundër moralit dhe etikes njerëzore kombëtare. Nuk bën ta konstatosh sikur bujkun duke  punuar arën e vet e lëndon këmben dhe paaftësohet 5%. Sikur luftëtari për lirinë e atdheut lufton dhe e traversën plumbi këmben kraharorin dhe i thua aftësitë për jetë i ke, je veç 5 apo 10% i dëmtuar e ku mbetet, jetën ai që kishte në rrezik jo për veten e ti po për tanë popullin,po ku i mbetet që ai ajo u shkëput nga një jetë normale e ndoshta shumë e sigurt dhe lluksuze e le pagën fëmijët gruan nga Zvicra Gjermania, Sllovenia i prish letrat dhe vjen në luftë dhe plagoset. Konstatohet i aftë për jetë?!

Ku mbetet gjendja e tij e mangët materiale e rënduar psikike dhe në skajshmëri të varfërisë ekonomike. Po jo doktorët s’kanë faj ata mund te mos ishin as shqiptar do të thirreshin në profesionalizmin e tyre gjë që se kontestoj. Por ku janë ligjvënësit, deputetet qeveritaret të ndërmarrin diçka!!!

Po jo këta janë tu zbuluar çka ndodhi si ndodhi kush e beri shpërthimin në Liban apo sa raketa lëshoi Koreja Veriore?!!! Këtyre as se ju shkon ndermen se fal kësaj lufte e këtij gjaku janë aty ku janë. Ma shumë merren me numrin janë shumë janë pak dhe paguhen 170 euro e për vete marrin mbi 2000 ero në muaj dhe nxjerrin ligje që nëse kanë ma shumë se tre mandate, tërë jetën të paguhen !

Duhet urgjentisht Qeveria ta lëshojë një urdhër administrativ për kategorinë me status të njohur të invalidit e pa shkallë invalidore të fillojnë të paguhen si veteranë deri sa ju zgjidhet shkalla përfundimtare dhe tē paguhen në retroaktivë nga koha qe ju asht njohur me certifikatë statusi sepse këta janë veteran dhe asnjë te drejt nuk e gëzojnë as si invalid e as veteran!

Absurde e turpshme jo njerëzore as normale të mbahen në ketë gjendje të pa zgjidhur që tri apo katër vite. Këta mund të janë rreth dyqind veç në ZOP e po ashtu nga njëqind dyqind në zonat tjera. Nuk isha lëshuar në individë të caktuar,  por ndihem thellë i prekur në shpirt kur e di se ishin luftëtar nga ditët e para deri ne fund edhe të plagosur me shumë plumba e s’janë të barbaret as me veteranet?! Një shembull Vesel Maliqi ish shef i administratës në ZOP nga maji i vitit 1998 në luftë deri në funde ja kanë shpuar  katër plumba trupin dhe pas një kome të gjatë shërohet në spitalin e Tiranes kthehet në luftë vazhdon luftën deri në fund në drejtorin e zonës G1. Atij iu ka njohur statusi i invalidit, por  s’ka shkallë të invaliditetit 0%. Sa janë si ky e sa jetojnë me terapi psikiatrike nga ky trajtim mizor. Ku janë organizatat e dala nge  lufta?

Ku është  shoqëria civile, Avokati i Popullit e çfarë bën qeveria.

A ka kush turp apo logjikë te kthjelltë që të i trajtojë dinjitetshëm këta luftëtarë! Apo janë barrikaduar në taborin kundër lirisë?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …