OAK

Oda Afarizmit të Kosovës edhe sot i është drejtuar Kuvendit të Kosovës për rimëkëmbjen e sektorit privat

Oda Afarizmit të Kosovës, sot për herën e dytë ka organizuar aksionin para Kuvendit të Kosovës, ku me këtë rast kanë dorëzuar kërkesat e sektorit privat për deputetet. Koordinatorja në OAK, Qëndresa Ibrahimi, thotë se si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga pandemia, subvencionimi i bizneseve nga Qeveria nuk ka qenë në nivelin e duhur, andaj OAK i ka dorëzuar deputetëve propozimet e tyre, që do ta ndihmonin rimëkëmbjen ekonomike. Ndërsa zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Mirjeta Shala, thotë se në këto kërkesa përfshihen subvencionimi i pagave për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, shtator, subvencionimi i qirasë së paku deri me 30 Shtator 2020, si dhe ofrimi i kredive në periudha dy vjeçare, dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancinë e shtetit 80-100% të shumës. Ajo thekson se kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet analizë, dhe në bazë të saj të krijohet pakoja e rimëkëmbjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …