Brickos

Covid

Sot në Shqipëri 135 persona kanë rezultuar pozitiv në virusin corona ndërsa ka humbur jetën një pacient i infektuar

Sot  në Shqipëri 135 persona kanë rezultuar pozitiv në virusin corona ndërsa ka humbur jetën një pacient i infektuar. Ndërkohë shqetësuese situata bëhet në Tiranë, ku regjistrohet numri më i madh i të infektuarve brenda një dite, 113 raste. “Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri  janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga virusi  ku 135 persona janë konfirmuar të infektuar.  Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana”, njoftoi Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …