Dogana e Kosovës inkason 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020

Rënie e ndjeshme e të hyrave nga dogana në gjashtë mujorin e parë të këtij viti

Nga të dhënat e doganave mësohet se ka pasur rënie të ndjeshme të të hyrave nga dogana në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci,  ka deklaruar se për gjashtë muajt e parë të këtij viti të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej 580 milionë euro gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet një rënie prej 77 milionë euro. “Ne jemi në kontakt edhe me doganat e vendeve tjera dhe nuk do të thotë se bëjmë përjashtim në aspektin e rënies së të hyrave por në të gjitha vendet e rajonit kanë të raportuara ulje të të hyrave, arsyeja është shumë e thjeshtë, për shkak se ka mungesë të konsumit. Ndërsa lidhur me vlerën e mallrave të importuara nga Serbia, ai ka theksuar se nga heqja e masave, nga Serbia janë blerë mallra në vlerë rreth 72 milion euro ndërsa deri në fund të vitit, vlera e mallrave mund të arrijë në 140 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …