Veliu: Të gjithë policët të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe

Veliu: Të gjithë policët të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka theksuar përkrahjen e fuqishme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe përkrahjen maksimale që të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. “Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan. Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19. Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …