R. Haradinaj: Mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon tani duke larguar çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor

Haradinaj: Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Haradinaj në një postim në rrjetin social ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …