Naser Ramadani

Ramadani: Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që mësimi nga klasa e parë deri të pestë të zhvillohet në shkolla

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë në shkolla. Ai ka sqaruar se janë duke e shqyrtuar mundësinë që mësimi nga klasa e parë deri në klasën e pestë të zhvillohet në shkolla. Ramadani tutje ka shtuar se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, po ashtu edhe në shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet në formë mikse. Ndërsa për mësimin në universitet, Ramadani ka thënë se do të zhvillohet online.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …