Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës

kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon situatës së pazakontë, të krijuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, ku shënohen radhë kilometrike. “E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Micotakis e me autoritetet e tjera greke. Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Kjo nuk ndodh vetëm në Kakavi. Dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysmë milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …