Ali Ahmeti

Edhe pse Ali Ahmeti i BDI-së nuk u bë dot kryeministër i Maqedonisë, prapë kërkon marrëveshje me LSDM-në

Edhe pse Ali Ahmeti i BDI-së nuk u bë dot kryeministër i Maqedonisë, kjo parti bën të ditur se konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiakë vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së dhe BDI-së Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë eventuale të ardhshme. Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar. Ne menjëherë do të njoftojmë opinionin për çdo lajm shtesë ose përparim në lidhje me negociatat. I vetmi informacion i saktë është ai i marrë nga zyrtarë të palëve të përfshira në negociata.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …