FSK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FSK-së

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka njoftuar se konkursi i Forcës së Sigurisë së Kosovës  për rekrutimin e ushtarëve të rinj do të jetë i hapur edhe pak ditë.  “Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim. Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së, pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …