Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Masat që i mori Qeveria dhe u zbatuan nga komunat kanë ndikuar në rënien e numrit të të infektuarve

Edhe pse numri i të infektuarve me virusin korona vazhdon të mbetet i lartë, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë se gjatë dy javëve të fundit trendi i numrit të të infektuarve është në rënie. kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se masat e marra nga Qeveria dhe të zbatuara nga komunat kanë ndikuar që numri i qytetarëve të infektuar të bjerë. Qeveria e Kosovës së fundi ka ndarë 39 milionë euro shtesë për komunat, ndërsa 11 milionë prej tyre do të jenë të destinuara për luftimin e pandemisë. Z. Ibrahimi konsideron se ky është një “infuzion” i mirë për ekonominë e komunave, e cila është goditur nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …