Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e përurua pllaka përkujtimore për vizitën e delegacionit të SHBA-ve

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e përurua pllaka përkujtimore kushtuar përkujtimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po vizitonte vendin tonë, i kryesuar nga senatori, Bob Dole. Gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore, ministrja e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla theksoi se është 30 vite më parë, delegacioni i senatit Amerikan nën masa të rrepta të sigurisë të forcave serbe ka ardhë e ka vizituar Kosovën dhe ka bërë me dije se demokracia dhe liria për popullin shqiptar po vjen dhe kjo shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës. Ndërkohë po sot, është hapur edhe një ekspozitë me fotografi me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …