leoni

Në Malishevë u përkujtua masakra e Burimit ku u vranë dhe u masakruan 42 civil shqiptarë

Në Malishevë u përkujtua masakra e Burimit ku u vranë dhe u masakruan 42 civil shqiptarë

Sot në Malishevë u përkujtua masakra e Burimit, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil shqiptarë të fshatit Astrazup dhe Dragobil. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetyari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj përkujtoi se në masakrën e Burimit, vetëm brenda një dite në territorin e Komunës së Malishevës, u vranë, pleq, të rinj, intelektual e bujq, u dogjën dhe u zhdukën shumë banorë të Dragobilit dhe Astrazupit dhe deri tani askush nuk është dënuar për këto krime. Ai theksoi më tutje se masakra që u bë më 31 mars në vitin 1999 u bë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatës shqiptare dhe në kuadër të zbatimit të planit të shtetit serb, të gjenocidit mbi popullatën shqiptare. Pjesëmarrët në këtë përkujtim të kësaj maskare kërkuan që këto masakra të mos harron kurrë dhe që realizuesit t etyre të vihen para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …