Gent Cakaj: Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e SHBA-ve

Gent Cakaj: Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e SHBA-ve

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka përshëndetur marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë i cili ka thënë se është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë. “Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë. Kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë. Njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli, ndërkaq, është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare. Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …