Jakup Krasniqi: Ky Memorial dhe këto kulla janë dëshmi se si shteti i ynë kujdeset për të kaluarën tonë historike

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi e ka postuar sot një fotografi të kullave të familjes Jashari e cila paraqet gjendjen shumë të rënduar të tyre. Ai ka thënë së ky Memorial dhe këto kulla janë dëshmi se si shteti i ynë kujdeset për të kaluarën tonë historike. “Kjo është dëshmia më e mirë sesi e sa institucionet tona shtetërore kujdesën për Monumentin që dëshmon historinë tonë më të lavdishme, Monumentin e gjallë të Lirisë e të Pavarësisë sonë. Çka është tepër, tepër është?! Nëse diçka gjatë këtyre viteve nga institucionet e shtetit, të qeverisë sonë është dashur të bëhet me procedura të përshpejtuara, kjo është dashur të bëhet për Memorialin e Lirisë e të Pavarësisë, për Memorialin e Jasharëve Legjendar! Asnjë monument tjetër i ngritur në Kosovën e lirë e të pavarur, nuk mund t’i zëvendësoi Ato Kulla – Kala të Lirisë e të Pavarësisë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …