Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Grenell: Trump vlerëson se konflikti 20-vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar në mënyrë të gabuar

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump konsideron se “konflikti” 20-vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar në mënyrë të gabuar dhe ne jemi pyetur se çfarë mund të bëjmë ndryshe, ka vlerësuar të martën i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Ai po ashtu tha se qasja e administratës Trump karshi politikës së jashtme është ndryshe. Roli ynë, shtoi Grenelli, është të “sigurojmë paratë për realizimin e projekteve, për të cilat besojmë se mund të kenë sukses, të përcjellim rrjedhën e atyre parave”. Ndërsa, derisa u pyet për idenë e Mini-Schengenit, Grenelli ka sqaruar se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në një gjë të tillë apo ta mbikqyrë, por se i pëlqen ideja dhe të gjithë duan të marrin pjesë në të.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje do të deklasohen në zgjedhjet e reja

Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar …