Hoxhaj

Hoxhaj: Nëse mendoni se Hoti ka negociuar diçka në Washington, e keni gabim, ai atje asgjë nuk ka negociuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në Washington nuk është negociuar asgjë. “Nëse mendoni se kryeministri Hoti ka negociuar diçka në Washington, e keni gabim. Unë ftoj kryeministrin që ta na tregoj se cili është drafti i parë, dytë, tretë i marrëveshjes nëse e kanë negociuar. Kjo marrëveshje që është është më shumë meritë e amerikanëve sesa e Qeverisë tonë”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka shtuar se rikthimi i fuqishëm i SHBA me një përpjekje që ta përmbyll dialogun Kosovë-Serbi është zhvillim pozitivë. “I kam dëgjuar lajmet për njohjen e Izraelit, por është vetëm laj. Njohja është akt politik dhe formal, asnjë vendim deri më tash në Jerusalem nuk është marrë as nga Qeveria as nga Ministria e punëve të Jashtme. Andaj ju lutem mos i thoni kësaj njohje por zotim për njohje”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …