Arbëreshë Krasniqi: Vjosë, ti i shkëpute kontratën në letër Walkerit, por ai gjithmonë̈ do të jetë këshilltarë e mik i popullit të Kosovës

Krasniqi – Osmanit: Më e pranueshme është të jesh deputete pa grup, se sa kryetare e Kuvendit pa parti

Deputetja Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka nxitur debat sot në Kuvend nga kryekuvendarja Vjosa Osmani. Ajo gjeti veten në një argument me Osmanin, e cila që në fillim e cilësoi Krasniqin si deputete pa grup parlamentar ”Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin”, është shprehur kryekuvendarja. Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i saj  duke i thënë Vjosa Osmanit që ende nuk e di nëse është pjesë e LDK-së ose jo. ”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh të ja bëni kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismës Socialdemokrate mund të thoni emrin dhe mbiemrin. Na jemi parti Socialdemokrate, më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo far pune”, u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …