Prodhuesit e qumështit kanë anuluar protestën e paralajmëruar për të mërkurën pas takimit me ministrin Mustafa

Prodhuesit e qumështit kanë anuluar protestën e paralajmëruar pas takimit me ministrin Mustafa

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se është anuluar protesta e paralajmëruar për të mërkurën. Anulimi i protestës është vendosur pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. “Duke u bazuar nq zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se jane duke vepruar si Qeveri qq shumë shpejt ky problem tq zgjidhet, po ashtu drejtori i qumështores Vita duke u bazuar në premtimet e Qeverisë e anulojmë vendimin me të cilin ditën e hënë 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit të qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …