Ministri Kuçi: Hekurudha nga Fushë Kosova në drejtim të Maqedonisë, sipas kritereve të Bashkimit Evropian

Ministri Kuçi: Hekurudha nga Fushë Kosova në drejtim të Maqedonisë, sipas kritereve të Bashkimit Evropian

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. Ai ka thënë se ky projekt nuk ka probleme financiare dhe është i standardeve të BE-së. “Ky projekt, për fat të mirë, konstruktën financiare e ka të siguruar dhe normalisht ne nuk mund ta dimë menjëherë kualitetin, sepse për këtë punë është njësia mbikëqyrëse. Për shkak të pandemisë kemi një dinamikë, jo të planifikuar, por po shpresoj që me dinamikën e punëkryesit nuk do të kemi probleme. Në aspektin financiar nuk ka probleme”. Ai tregoi se projekti hekurudhor nga Fushë-Kosova në drejtim të Maqedonisë parasheh një numër objektesh që janë të rëndësisë së veçantë. “Ajo çka është me rëndësi po krijohet një hekurudhë me standarde të BE-së”, tha Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …