KMDLNj konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese ndaj pandemisë të shkaktuar nga korona virusi

KMDLNj konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese ndaj pandemisë të shkaktuar nga korona virusi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut po konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese për COVID-19. Përmes një komunikate për media, ky këshill deklaron se vendosja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme. Ashtu siç është i paarsyeshëm dënimi për shoferët të cilët janë të vetëm në makinë, apo të shoqëruar nga anëtarë të familjes. Po ashtu, KMDLNj ka reaguar edhe rreth kufizimit të lëvizjes deri në orën 22:30, masë të cilën e quan të panevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …