Babai i Agon Musliut në Komisionin për Hetimor për Pandeminë e akuzon Vetëvendosjen për vdekjen e djalit të tij

Babai i Agon Musliut në Komisionin për Hetimor për Pandeminë e akuzon Vetëvendosjen për vdekjen e djalit të tij

Në Komisionin për Hetimor për Pandeminë, ka folur sot babai i Agon Musliut, të riut nga Gjilani që kishte vdekur në rrethana tragjike në karantinën tek Qendra e Studentëve. Babai i Musliut në këtë Komision është përplasur ashpër me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin. Madje, ka akuzuar ashpër këtë parti, duke e lënë fajtore për rrethanat e krijuara në momentin e vdekjes së djalit të tij. “Ju administratën zonja Kusari-Lila e keni porosit edhe çka duhet me më thanë këtu unë. Me thanë që unë ta them të vërtetën. Se djali im qenka i Bangladeshit. Kjo është fakt, mua më ka thënë administratorja vet. Vërejtja juve, sidomos juve të Vetëvendosjes, çka ju pengoi more zonjë ty dhe asaj Kollçakut prezenca ime këtu?! Po të kishte vdekur djali juaj ose i asaj tjetrës çka do të kishit bërë, ju bash ju krejt të Vetëvendosjes, kur është fjala për djalin tim, po e ulni kryet po shtini nën këmbë, të gjithë ju të Vetëvendosjes”, i është drejtuar ai Kusari-Lilës.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …