Bajrush Xhemajli: Tri qeveri me radhë kanë vendosur që ta ndërtojnë “Minierën e Re”, në drejtimin e gabuar

Bajrush Xhemajli: Tri qeveri me radhë kanë vendosur që ta ndërtojnë “Minierën e Re”, në drejtimin e gabuar

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot skandalin në lidhje me vendimet e dyshimta për ndërtimin e “Minierës së Re”, të Korporatës Energjetike të Kosovës. Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se fillimisht kryeministri Haradinaj, mandej qeveritë në vijim të Kurtit dhe Hotit, kanë vendosur që ta ndërtojnë “Minierën e Re”, në drejtimin e gabuar, në fushën e qymyrit në Veri N1, e jo në Fushën Jug e cila ishte pronë e KEK-ut. “Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët sepse rezultatet e studimeve të tre kompanive të përfshira tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut, ku mbi 90% e tokës në fushën e Jugut është tokë e KEK-ut.”, ka thënë deputeti Xhemajli, duke shtuar. “Braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj akuzon Osmanin për favorizim të Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …