Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar paralajmëron mundësinë e njohjes së pavarësisë të Kosovës

Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar paralajmëron mundësinë e njohjen e Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri me rastin e hapjes së Ambasadës së Ukrainës në Tiranë. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Ukrainës, nuk duhet të bëhen paralele mes Kosovës dhe Krimesë pasi, sipas tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. “Në rastin e Kosovës, kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra nuk është një çështje e thjeshtë”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …