Ministri Krasniqi: Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës

Ministri Krasniqi: Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot pikën kufitare Jarinjë, që ndodhet në pjesën më veriore të vendit në kufirin me Serbinë. Ai bisedoi me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar ata për punën e tyre profesionale që po bëjnë atje, ndërsa premtoi se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar gjithandej vendit. “Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës”, ka thënë veç tjerash Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …