Covid

Mbi 13 mijë persona në Kosovë kanë arritur të shërohen nga virusi koronda derisa 616 e kanë humbur jetën

Që nga marsi e deri më  tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 379 raste me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin tonë janë 15 mijë e 379 persona të infektuar me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars në vendin tonë nga ky virus kanë ndërruar jetë 616 persona. Mirëpo, bazuar në statistikat e IKSHPK-së, janë gjithsej 13 mijë e 64 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga ky virus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 699 raste aktive me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: “Shqipëria përqafoi Kosovën – shqiptarët treguan se s’ka çmim për lirinë”

Në një deklaratë emocionale analisti dhe diplomati Sylë Ukshini e cilësoi protestën e sotme në …