Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Në Ballkan ka drejtësi të dhelprës

Politika e viteve të 90-ta e ka pasur të qart se cili ishte armiku e cili miku. Politika e brezit të sotëm( me përjashtime) nuk po arrin ta identifikoj këtë gjë. Kujtojmë politikën e Shqipërisë pas viteve 1995, kur kishte dilemat e tilla me problemet si ne sot dhe epilogu dihet….!

NUK DUA TA HUMBIM MUNDINËSINE e Kosovës në aktualitetin e sotëm politik nuk i duhen arratitë politike karshi botës, nuk i duhet politika e veshur me petkun e folklorit, nuk i duhen as demonizimet e polarizimet. Nuk i duhet as të humb kohën e mundin ta gjejë se kush është fitimtar e kush është humbësi në proceset që po e presin. I duhet bashkimi i të gjithë potencialit politik e intelektual, për të aritur maksimalen. Ndryshe humbim mundësin e do meremi me pasojat. Zakonisht kështu ndodh kur nuk e bëjmë veprimin e duhur në kohën e duhur

Drejtësia e Dhelprës në rajon! Një fjalë e urtë thotë: “Të dobtit e fillojnë problemin, të fuqishmit e luftojnë, ndërsa dinakët përfitojnë nga problemi!” Dikush në këtë mes është dinak!dhe e do përfitimin, të fuqishmit e hargjuan vizionin dhe po heshtin, të dobtit e kryen misionin e tyre.

Sa shpejt u harruan vuajtjet e këtij populli për të ardhur tek liria, u harrua lufta çlirimtare, vlera e saj dhe u mbush Kosova me dinakë ngjyrash të ndryshme, të veshur edhe me petkun partiak! Gënjeshtra e përsëritur dhe mashtrimet të shndërruara në zakon apo virtyt të politikës karshi luftës për çlirim të Kosovës vërtet la gjurmë, madje Kosova vazhdon të bartë pasoja edhe në ditën e sotme nga politika e tillë. Gjykata Speciale, padyshim është njëra nga produktet e këtij mashtrimi të madh, ku i tërë sistem i sigurisë serbe e ruse i ndihmuar edhe nga ca shqiptar u angazhua që gënjeshtrën ta shëndroj në një të vërtetë duke e përsëritur vazhdimisht, dhe u paraqitur si viktimë e agresionit të vetë. . Duhet kuptuar një gjë Sa më i lartë të jetë gjahu në UÇK- në, aq më i suksesshëm do të jetë viktimizimi i agresorit( Sërbisë). Dy kauzat janë të qarta. Mesi nuk gjindet! Në ne është të vendosim cilës ti shërbejmë!

Në Ballkan ka drejtësi të dhelprës! Në Ballkan në raport me krimet e luftës së fundit nuk ka drejtësi andaj edhe s’ka paqe të qëndrueshme. Ka drejtësi të dhelprës , apo të animit andej nga është fuqia! Disa Ende po na folin me gjuhën e djemve politik të Millosheviqit!

Perendim: Ne po të flasim me gjuhën e Skenderbeut, gjuhën e Nënës Tereze, gjuhën e Adem Jasharit, gjuhën e Majlinda Kelmendit, të Rita Orës, të Era Istrefit, Dua Lipës, Granitit e Xherdanit, Rashicës….. etj, e ju po vazhdoni të na flisni me gjuhën e djemve politikë të kryekriminelit Millosheviq dhe antidemokratit Putin. Ne këtë gjuhë vështirë e kuptojm.

Porosi e vogël për politikën e vendit tim! Kosovë – Ferizaj viti 1999 Bill Klinton: “Ne e fituam luftën, por vetëm ju mund ta fitoni paqen” Kjo porosi e thënë nga Bill Klinton në Palestrën e Sporteve në Ferizaj para mijëra qytetarve, për politikën në Kosovë bukur e vështirë për t’u realizuar. Paqen vetëm ne e fitojmë apo edhe e humbim. Paqen e fitojm me unitet, vizion, racionalitet e asesi me zhurmë ,folklorizëm e protagonizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …