Ministri Kuçi dhe ambasadori Minxhozi diskutojnë për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën

Ministri Kuçi dhe ambasadori Minxhozi diskutojnë për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën

Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim. Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi. Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …