Balaj-Halimaj: Gjithçka është gati për mbledhjen e sotme ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Balaj-Halimaj: Gjithçka është gati për mbledhjen e sotme ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për mbledhjen e sotme që do të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ajo ka veçuar se gjatë këtij takimi pritet të arrihet marrëveshje për doganat. Sipas saj, tashmë dogana e Kosovës do të jetë në Durrës. “Po gjërat përmbajtjesore veç kanë qenë të përgatitura dhe tash më njoftuan se gjithçka është gati për t’u mbajtur kjo mbledhje nesër. Ka marrëveshje siç e kam cekur në fusha të ndryshme – ajo që vlen te ceket është doganat të cilat do të funksionalizohen pak më ndryshe – tashmë do të jetë dogana e Kosovës në Durrës. Pastaj do të jetë linja hekurudhore ku grupet tona do të dalim me rekomandimet e tyre, pastaj kemi marrëveshjen në fushën e kulturës dhe sigurisë”. Slogani ‘Bashkë pa Kufij’ ka qenë ideja e Republikës së Shqipërisë . Ne do të mbetemi bashkë pa kufij. Ky kufi ka qenë i pranueshëm për ne. Vendet e zhvilluara çdo kufi po mundohen ta heqin sepse çdo kufi është pengesë”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …