Adil Fetahu

Adil Fetahu: Dosparadosët e politikës naziste të Serbisë

Tanimë janë bërë të rregullta fjalimet dhe deklaratat më të vrazhda, më luftënxitëse dhe më naziste të funksionarëve më të lartë të shtetit të Serbisë. Ato nuk janë deklarata nga zhargoni i fjalorit të tyre privat, por janë pasqyrim i vazhdimit të politikës naciste të programeve  dyshekullore të Serbisë së Madhe.

Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që u mbajt në Tiranë (më 2 tetor), në të cilën kryeministri Edi Rama foli për pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe për heqjen e pengesave në vijën kufirit administrativ-gjeografik midis Shqipërisë e Kosovës,- në mënyrën më të vrazhdë, pa fije takti politik as morali njerëzor, reagoi ministri i mbrojtjes së Serbisë, klyshi i vogël i “Julit” të Mira Markoviqit,  Aleksandar Vullin,  duke iu turrë viganit, Edia Rama, me këto të lehura:

“Po të kishte mend Edi Rama nuk do të përpiqej të krjonte Shqipërinë e Madhe as nuk do të fotorfohej para flamurit të Shqipërisë së madhe; nuk do t’i lavdëronte vrasësit e UÇK-së; nuk do të tentone të caktojë se kush do ta qeverisë Malin e Zi; nuk do t’i fuste në librat shkollore manastiret serbe në Kosovë si trashëgimi të popullit të tij. Shqiptarët janë popull i ndershëm, që ka dhënë Esat-pashë Toptanin, dhe kurrë nuk i identifikoj me Edi Ramën”!

Desparadosi tjetër i politikës dhe diplomacisë së Serbisë, pionieri dhe portparolli i regjimit të Millosheviqit, ish-kryeministri dhe tash ministër i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke u ndërlidhur me proceset që po zhvillon Gjykata Speciale në Hagë kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, në një bisedë në Televizioni “Hepi”, ndër të tjera  shtroi pyetjen:

“Çfarë të bëjmë ne me Serbët të cilët po tregojnë se ku janë varrosur Shqiptarët anekënd Serbisë”?.

Me këtë Daçiqi i konsideron tradhtarë ata serbë të paktë që kanë kurajo dhe ndërgjegje, që të paktën të tregojnë vendndodhjet e varrezave masavie  të civilëve shqiptarë, të cilët ushtria, policia dhe bandat paramilitare serbe i kanë marrë prej shtëpive të tyre ose në kolona duke ikur, i kanë maltretuar, plaçkitur, masakruar e vrarë dhe pastaj, për t’ua humbur gjurmët, i kanë transportuar me kamiona dhe i kanë varrosur në varreza masive, i kanë hedhur në liqej a lumenj, ose i kanë djegur në furrënalta.

Ky funksionar i lartë i të gjitha regjimeve të Serbisë në tridhjetë vjetët e fundit, është dëshmi e gjallë e vazhdimësisë së politikës gjenocidale e naciste të Serbisë kundër shqiptarëve. Daçiqi me këtë nuk po zbulon asgjë të re në politikën serbe, veçse po e pranon atë vazhdimësi.

Vrasësit dhe kriminelët serbë, të cilët solloraten e kapardisën të lirë dhe janë të avancuar me grada e pozita të larta shtetërore, për Daçiqin janë heronjë, ndërsa ata që tregojnë për krimet e tyre – janë tradhtarë! E për tradhtarët dihet se çka i pret.

Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që këta desparadosë u bëjnë popujve dhe shteteve fqinje, ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, tha se “Ka mekanizma brenda NATO-s,të cilat mund t’i shfrytëzojë Mali Zi, në qoftë se rrezikohet siguria e Malit të Zi nga Serbia”. Ndaj kësaj deklarate të homologut malazez, Daçiqi reagoi duke thënë: “Të kishte thënë dikush para 30 vjetëve se Mali Zi kërkon nga NATO-ja ta sulmojë Serbinë, do të kishim menduar se qenka trenuar plotësisht. Por, pak është NATO, prandaj thirreni edhe UÇK-në dhe muxhahedinët, sepse ata janë aleatët historik të popullit malazez”!

* * *

Është i mjerë populli të cilin e udhëheqin plehra të tillë racistë e nacistë, si Daçiqi, Vullini dhe të tjerët si këta, që janë në pozitat më të larta të shtetit, të politikës, të ushtrisë, të kishës dhe në të gjitha poret e shoqërisë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …