Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë plenare ku do t'i shqyrtojë disa raporte vjetore të institucioneve dhe agjencive

Pas shtatë përpjekjeve sot Kuvendi i Kosovës votoi në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së hënës, për herë të shtatë. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, t’iu ndihmojë bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Votimi i këtij projektligji do t’iu mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …